Djegia e flamujve serb në protestë, arrestohen 2 persona, procedohen penalisht 6 të mitur

Policia shqiptare ka shoqëruar 8 persona në polici për shkak të incidenteve që ndodhën gjatë protestës të ditës së djeshme.

Dy nga 8 personat e shoqëruar pritet të marrin masë më të rëndë. Kujtojmë se në protestën e thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha, disa të rinj morën flamujt serb nga shtyllat para kryeministrisë për t’i vënë flakën.

Dogjën 4 flamuj kombëtar të Serbisë, vihen në pranga 2 shtetas, procedohen penalisht në gjendje të lirë 6 të tjerë.

Strukturat e Policisë së Shtetit, pas provave të grumbulluara, bënë kapjen dhe shoqërimin e 8 personave që u përfshinë në veprimtari të kundërligjshme gjatë zhvillimit të protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Në përfundim të veprimeve të kryera nga strukturat hetimore të Policisë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:  A. C., 41 vjeç, banues në Tiranë dhe B. B., 56 vjeç, banues në Krujë.

Gjithashtu u proceduan penalisht në gjendje të lirë 6 shtetas të mitur të moshës 15 e 16 vjeç, banues në Tiranë dhe në Durrës.

Këta shtetas, gjatë zhvillimit të protestës pasditen e djeshme, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë, kanë djegur katër flamuj kombëtar të Serbisë.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve” dhe “Poshtërimi i Republikës dhe i simboleve të saj”.

LEXO EDHE:

Back to top button