Djegia qymyrit e gomave, “helmon” qytetarët

Ngrohja e amvisërive, industria, trafiku dhe ndërtimtaria janë ndotësit më të mëdhenj në vendin tonë. Gjatë dimrit, sipas institucioneve, ndotja vjen si pasojë e ngrohjes së shtëpive. Studimet e fundit kanë treguar se 62 % e shtëpive ngrohen me dru kurse 29% me energji elektrike. Analizat tregojnë se ngrohja me dru është më ekonomike, por rryma është më e dobishme për mjedisin. Sidoqoftë, problemi është se disa familje ngrohen edhe me qymyr.

Ngrohja e shtëpisë me qymyr mbetet ende një çështje e hidhur dhe problem që po fshihet, për të cilin shumë vende tjera si Polonia, për shembull, e kanë detektuar problemin dhe kanë gjetur zgjidhje, dhe kjo është miratimi i një ligji që ndalon ngrohjen e familjeve me qymyr”-tha Elena Nikollovska- “Eko- svest”.

Mënyra e ngrohjes me qymyr shkakton ndotje të ajrit, megjithatë, në vend nuk është e ndaluar ngrohja e tillë. Problem edhe më i madh është se shumë shtëpi djegin edhe plastikë.

Qyteti i Shkupit u bën thirrje qytetarëve, të mos përdorin plastikë, goma, dru jocilësor dhe materiale tjera për ngrohje të shtëpive të tyre që ndikojnë shumë në ndotjen e ajrit”-thonë nga Qyteti i Shkupit.

Nga Ndërmarrja publike “Pyjet e Maqedonisë” thonë se energjetik më i pastër dhe më pak i dëmshëm është druri për ngrohje. Nëse në shporete digjen dërrasa të ngjyrosura, qymyr, mobilie të vjetra dhe mbeturina, këto jashtëzakonisht bëjnë ndotjen e ajrit. Sipas analizave, pikërisht përdorimi i materialeve jo-ekologjike për ngrohje të shtëpive është shkaktari më i madh i ndotjes së ajrit në Maqedoni gjatë muajve të dimrit.

Igor Stefanovski

LEXO EDHE:

Back to top button