“Do të luftojmë për kryqin”, njësitet paramilitare të RS-së marshojnë nëpër rrugët e Banja Llukës (VIDEO)

Njësite ushtarake paramilitare kanë marshuar sot nëpër rrugët e Banja Llukës, kryeqytetit të Republikës Serbe në Bosnjë e Hercegovinë.

Në disa video të shpërndara nëpër rrjete sociale, këta paramilitarë shihen duke kënduar këngë nacionaliste serbe.

“Serbë ka aq shumë sa ka edhe gjethe, nuk ka më komunistë. Për kryq, për kryq, Nemanjiq, për lavdi, për lavdi, Obiliq “, këndojnë anëtarët e SAJ të Ministrisë së Brendshme të RS gjatë paradës që shënon ditën kushtetuese të RS-së.

Në këtë paradë kanë qenë të pranishëm edhe ish-kriminelë të luftës së fundit në Bosnjë e Hercegovinë, si dhe ambasadori rus në BeH.

Ambasadori rus ka qenë i vendosur krah liderit të RS-së, Millorad Dodik ndërsa Viko Pandurevic, i dënuar për krime lufte ka qenë diku prapa të dyve.

LEXO EDHE:

Back to top button