Do të mund ta ndjekim edhe ne, Dua Lipa mundëson “Studio 2054” edhe për rajonin

Dua Lipa edhe pse në majat e suksesit përherë mundëson që edhe rajoni të përfshihet në projektet e saj. Ngjarja e fundit që do të realizojë e që pritet me vëmendje të madhe në gjithë botën është projekti “Studio 2054” një koncert jo tipik që do të përfshijë surpriza të mëdha.

- Advertisment -

Nga stafi i saj thonë se bëhet fjalë për një eksperiencë unike e xhiruar live në një depo masive në Londër. “Studio 2054” thonë ata “do të jetë festim i jokonvencionales dhe unikes. Dua do të lëvizë nëpër setet e krijuara posaçërisht për shfaqje, ndërsa ofron një shfaqje surreale televizive në disko me rrota, vallëzimeve ekstatike, në skena të lëvizshme, sallone të modës dhe dhoma të zhveshjes të bëra për diva. Me perfomanca të pjesëve të albumit “Future Nostalgia”, “Club Future Nostalgia” dhe albumin e saj debutues, asaj do t’i bashkohen edhe shumë super-yje botërore të muzikës që janë ftuar të papritur, për të dhënë një shpërthim euforik lumturie dhe kohë të mira”.

Për shkak të kushteve me pandeminë, kjo eksperiencë e rrallë nuk do jetë koncert tipik me publik por eventi do të mund të ndiqet vetëm në internet. Zakonisht për eksperienca të tilla të yjeve botërore në vendet tona nuk mund të ketë akes, por nuk është rasti edhe me projetin e Duas “Studio 2054”.

Dua Lipa dhe stafi i saj mundësojnë që kjo eksperiencë të ndiqet edhe këtu nëpërmjet platformës Festtix. Biletat mund të blihen edhe nga vendet tona dhe më pas eksperienca e re dhe shumë-dimensionale, për të cilën shkruajnë gjithë mediat botërore do të bëhet livestream dhe mund ndiqet edhe këtu, të premten, më 27 nëntor, me fillim nga ora 21:30

Kështu edhe fansat e Dua Lipës e nga vendi ynë mund të jenë pjesë e eksperiencës globale të rrallë.

LEXO EDHE:

Back to top button