Do trafikonin drejt Maqedonisë së Veriut 38 kg kanabis me skaf, arrestohen dy të rinjtë në Pogradec

Policia shqiptare ka sekuestruar edhe 38 kg kanabis në kuadër të operacionit policor “Hudënishti”, si dhe ka vënë nën pranga 2 persona të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Operacioni i zhvilluar pas një hetimi 4 mujor ka çuar nën pranga edhe dy të rinj të cilët do të trafikonin drejt Maqedonisë së Veriut një sasi prej 38 kg kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në bazë të informacioneve të marra, policia ushtroi kontroll në liqenin e Pogradecit, ku edhe konstatoi një skaf me të cilin autorët do të trafikonin sasinë e lëndës narkotike.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të dyshuar si të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

LEXO EDHE:

Back to top button