Dojna dhe Vlashenti do ta linin Shqipërinë për këtë vend

Dojna Mema dhe Vlashent Sata pranuan publikisht lidhjen e tyre në fund të vitit të shkuar, për ta nisur 2021 zyrtarisht si çift. Ata kanë 3 vite bashkë dhe për herë të parë janë njohur me njëri-tjetrin në një intervistë që Dojna i ka bërë Vlashentit, teksa ishte prezantuese në “Pop Culture”. Që nga momenti që e kanë bërë lidhjen publike ata të dy nuk kanë nguruar që të ndajnë me ndjekësit disa nga çastet më të bukura që kalojnë më njëri-tjetrin.

Herë pas herë Dojna tregon për ndjekësit e saj detaje të pazbuluara nga lidhja me Vlashentin. Së fundmi gjatë një bisede virtuale me fansat, moderatorja ka treguar se shpesh mendon të largohet nga Shqipëria dhe këtë debat e bën vazhdimisht me partnerin e saj, Vlashentin.

Por, për cilin vend do ta linte Dojna Shqipërinë? Për Parisin!

“E mendon veten gjithmonë në Shqipëri, apo ke menduar të largohesh në të ardhmen?”- e pyet një ndjekës, të cilit moderatorja ia kthen:

“Ka momente që Shqipëria më rri ngushtë edhe pse e dua shumë vendin tim. Me të dashurin tim e bëjmë shpesh si debat. A lihet Tirana për Parisin?”- pyet ajo, duke i kërkuar ndjekësve të votojnë.

Epo, ja ku zbuluam një prej planeve ende në shqyrtim të së ardhmes së Dojnës.

LEXO EDHE:

Back to top button