Dolly Parton vaksinohet duke kënduar

Ylli amerikan Dolly Parton është vaksinuar, ndërkohë që u ka bërë thirrje të tjerëve të ndjekin shembullin e saj.

Ajo zgjodhi të këndojë duke përcjellë kështu mesazhin e saj: “Vaksina, vaksina, vaksina, vaksina, unë po të lus ty, të lutem mos hezito. Vaksina, vaksina, vaksina, vaksina, pasi kur të vdisni, atëherë është vonë”.

Këngëtares 75-vjeçare iu injektua një vaksinë e zhvilluar nga Moderna, për të cilën ka financuar vetë dhe e mori në Qendrën Mjekësore të Universitetit Vanderbilt në Nashville, Tenesi.

Muzikantja fituese e Grammy tha se kishte pritur për vaksinimin e saj. Muajin e kaluar Parton i tha Associated Press se donte të priste derisa vaksinat të ishin më të disponueshme.

LEXO EDHE:

Back to top button