Donald Tusk – Kryeministri i ri i Polonisë

Donald Tusk - Kryeministri i ri i Polonisë

Parlamenti polak zgjodhi sonte Donald Tusk, liderin e partisë centriste të Platformës Qytetare, si kryeministër të ri, pas tetë vitesh qeverisje nga partia Ligj dhe Drejtësi e kryeministrit të mëparshëm Mateusz Morawiecki.

Tusk u bë kryeministër pasi më herët sot dhoma e ulët e parlamentit polak votoi mosbesimin ndaj qeverisë së Morawieckit.

Tusk u zgjodh kryeministër pothuajse dy muaj pas zgjedhjeve parlamentare me ndihmën e partnerëve të koalicionit, duke përfshirë të majtët dhe konservatorët e moderuar.

LEXO EDHE:

Back to top button