Hoda: BDI-ja manipulon me gjakun e dëshmorëve

Hoda: BDI-ja manipulon me gjakun e dëshmorëve

Përfaqësuesi i OVL UÇK-së Besim Hoda në intervistë për Alsat tha se BDI-ja manipulon me gjakun e dëshmorëve por edhe me vlerat e luftës. Ai thotë se BDI-ja me postin e kryeministrit teknik duhet të shfrytëzojë mundësinë që brenda 100 ditëshit të realizojë ligjin për dëshmorët, ligjin për veteranët e luftës dhe të legalizojë luftën e UÇK-së. Ai tha se BDI-së dhe Ahmetit ky popull i dha djemtë e vajzat duke e vënë në shërbim të kombit dhe jo të individëve të caktuar.

“Ajo që ka dëshmuar BDI brenda kësaj kohe në mënyrë selektive që zgjedh duke shkuar në manifestime të caktuara duke emëruar edhe dëshmorë njerëz që kanë ndërruar jetë në paqe, sigurisht se BDI-ja manipulon me totalisht me gjakun e dëshmorëve, manipulon me vlerat e luftës dhe manipulon me gjithçka tjetër, fatkeqësisht e them dhe uroj që posti i kryeministrit që proklamohet me aq shumë pompozitet që shoh që faqet e facebookut janë mbushur me postin e kryeministrit, duke mos pasur asnjë vërejtje për emrin se kush mund të jetë e kush jo, por është një shans historik i BDI-së që brenda kësaj kohe të realizojë ligjin për dëshmorët, ligjin për veteranët e luftës, të legalizojë luftën e UÇK-së me të cilën mburren prej 22 vjetësh dhe kanë arritur gjithë ato beneficione që sot i gëzojnë personalisht ata dhe familjet e tyre”, tha Besim Hoda, Përfaqësues i OVL UÇK-së.

Personalisht a mendoni se mund ta bëjë këtë Talat Xhaferi

“Unë them gjithmonë kam qenë kritikues, kësaj radhe t’ia lëmë ta shohim koha do të dëshmojë vet, por jo vetëm këta, ne kemi rastet “Monstra”, “Alfa”, “Kumanova”, “Brodeci” kemi shumë raste të pazbardhura, rastin “Almiri” që fatkeqësisht sot e kësaj dite i pazgjidhur dhe gjithë këta raste duke pasur një njeriu që definitivisht është shqiptar ka mundësi që brenda tre muajve, janë 90 ditë të plota. Besoj se vet pompoziteti i emrimit që bëhet tani dhe ajo deklarata jo që besoj por do të bëhet e ngarkon ende më shumë me barrë BDI-në dhe e rëndon ende shumë më shumë me përgjegjësitë që struktura e dalë nga lufta që thirret gjithmonë kur kanë nevojë që brenda 22 viteve ka shkel mbi gjithçka për të cilën erdhën, për të cilën e priti ky popull. Mos të harrojmë se BDI-së dhe Ali Ahmetit ky popull i dha djemtë, vajzat, shtëpinë, bukën dhe gjithçka tjetër duke e vënë në shërbim të kombit dhe jo individëve të caktuar dhe sot ne shohim se konkretisht çka kanë shqiptarët, ata vërtetë kanë emra shumë, unë them po vërtetë të mendojnë shqip dhe po vërtetë mendojnë që kanë përgjegjësi e kanë shansin historik me kryeministër dhe tetë ministra në Qeveri, gjysmën e Qeverisë gatoi, asgjë nuk i ndalon nëse me të vërtetë mendojnë dhe nëse duan vërtetë ta lajnë veten që deri dje nuk kanë mundur, sot e proklamojnë kryeministrin dhe uroj që të jetë kjo, unë do të jem i pari që publikisht do t’i votoj”, tha Besim Hoda, Përfaqësues i OVL UÇK-së. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button