Dorëheqja e Zaev – Paralajmërohet shtyrje për një afat tjetër

Përgatiti: Adrian Kerimi

Kryesia e LSDM-së do tentojë që të mos e lejojë Zoran Zaevin të largohet nga kreu i partisë të martën, kur dhe do të mblidhen organet e partisë, shkruan Alsat.

Nënkryetari i kësaj partie Oliver Spasovski paralajmëron se dorëheqja e Zaevit mund të mos pranohet, ose të shtyhet edhe për një afat. Në të njëjtën kohë, Spasovski nuk pret shumë kandidatura për të parin e partisë.

“Sinqerisht, nëse doni mendimin tim, nuk mendoj se do të ketë shumë kandidatë. Megjithatë, sigurisht, përmes një procesi të këtillë demokratik, kur secili anëtar i LSDM-së do të vendosë për atë se cili do të jetë lideri i ri i partisë, ka të drejtë, me vizionin dhe programin e tij të kandidohet secili. Madje nëse kemi më shumë kandidatë do të jetë më mirë. Nuk mendoj në këtë moment aspak”, ka thënë Oliver Spasovski, nënkryetar i LSDM.

Njëjtë mendon edhe sekretari i përgjithshëm i LSDM-së Lupço Nikollovski. Sipas tij, procedura për të parin e partisë do të jetë transparente, ndërsa të drejtë kandidimi kanë të gjithë ata që ofrojnë program dhe vizion socialdemokrat.

“Besoni se do të kemi një procedurë plotësisht të hapur dhe transparence të cilën nuk e ka asnjë parti tjetër politike në të cilën do të mund të kandidohet secili që i plotëson kushtet. Ky është një demokratizim serioz i proceseve dhe reflektohet edhe te institucionet dhe atë që duhet të bëjmë në nivel institucional si persona që janë në shërbim të qytetarëve dhe mbajnë përgjegjësi. Nëse duhet patjetër të përgjigjem, nuk e shoh veten dhe nuk do të jemi ndër kandidatët”, u shpreh

Sipas statutit të LSDM-së zgjedhje të parakohshme brendapartiake duhet të shpallen në afat prej 15 ditësh nga përfundimi i funksionit të kreut të partisë.

“Vendim për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme merr bordi ekzekutiv i partisë, në afat prej e shumta 15 ditësh nga përfundimi i funksionit, thotë statusi i LSDM-së.

Në mbledhjen e fundit të organeve partiake, Socialdemokratët vendosën që Zaev ta anulojë aktin e dorëheqjes nga kreu i partisë deri në krijimin e kushteve për zgjerimin e shumicës parlamentare. / Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button