Filipçe sonte takohet me përfaqësuesit e Sindikatave, ja kur pritet të hyjnë në fuqi masat e reja

Përgatiti: Vjollca Aliti

Mbledhja e shtabit të krizave përfundoi pa konkluzione mbi masat e propozuara nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse, shkruan Alsat.

Masat e propozuara do të shqyrtohen nesër në seancën e rregullt të Qeverisë ku dhe do të dihet nëse do të miratohen të njëjtat.

“Propozim masat do të shqyrtohen nesër në Qeveri. Spitalet po mbushen me pacientë të pa vaksinuar, gjegjësisht përqindja e të pa vaksinuarve që janë të hospitalizuar është 75%-80%. Masa të tilla si këto që i propozojmë, madje edhe më rigoroze ka gjithkund në rajon, në Bullgari, Kroaci, Slloveni, Greqi, Austri dhe Holandë”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe pritet të takojë Sindikatat për të dëgjuar propozimet e tyre me qëllim që të njëjtat t’i prezantojë në Qeveri. Ky takim vjen pas takimeve në opinion nga ana e sindikatave. Nga ana tjetër Sindikata për Shëndetësi dhe Farmaci ngre dilemën se çfarë do të ndodhë me ata të cilët nuk do të vaksinohen, meqë propozimi është që të gjithë punonjësit shëndetësor detyrimisht të imunizohen kundër Kovid19.

Për momentin në fuqi janë disa masa, përfshirë dhe posedimin e certifikatës së vaksinimit me të dy dozat, gjatë hyrjeve në objektet ë mbyllura. Inspektorati i tregut njoftoi se nga muaji gusht, janë kryer mbi një mijë kontrolle ndërkaq janë mbyllur 20 objekte gastronomike.

“Mbyllja bazohet në atë se një pjesë e mysafirëve nuk kanë poseduar certifikatë apo është konstatuar se nuk i respektojnë protokollet në bazë të pjesëmarrjes më të madhe të personave se sa është e lejuar si dhe për mos respektimin e protokolle për mbajtjen e distancës”, tha Aneta Simevska Dimoska nga Inspektorati i Tregut.

Propozimi i Komisionit për sëmundje ngjitëse parasheh që të gjithë punësuarit në administratën shtetërore si dhe në nivel lokal, për tu paraqitur në vendin e tyre të punës duhet të posedojnë certifikatë vaksinimi, apo të tregojnë test negativ PCR për të paktën 72 orët e fundit. Pa vaksinë mund të hyjnë vetëm personat të cilët do të kenë dokument nga mjeku specialist se vaksinimi për ta nuk rekomandohet./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button