Drejtorit te SHSKUK i digjet vetura

Drejtorit te SHSKUK i digjet vetura

Drejtorit të Auditimit në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), Musa Vitija, i është djegur të premten vetura.

Lajmin e ka bërë të ditur SHSKUK përmes një komunikate për media, ku thuhet se vetura e Vitijës është djegur në parkingun e drejtorisë së përgjithshme të SHSKUK-së.

Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur derisa po mbahej mbledhja e Bordit Drejtues të ShSKUK-së ku edhe ishte duke raportuar Vitija.

“Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), njofton se sot derisa po mbahej mbledhja e Bordit Drejtues të SHSKUK-së dhe ishte duke raportuar drejtori i Njësisë së Auditimit të Brendshëm të SHSKUK-së, vetura e tij private është djegur në parkingun e drejtorisë së përgjithshme të SHSKUK-së”, thuhet në njoftim.

Tutje, SHSKUK thotë se menjëherë ka njoftuar Policinë e Kosovës dhe Zjarrfikësit, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Bordi Drejtues dhe drejtoria e SHSKUK-së shprehen të shqetësuar me këtë rast, meqë djegia e veturës së të njëjtit zyrtar ka ndodhur edhe para disa javësh dhe kërkojnë nga organet kompetente të hetojnë rastin në detaje”, thuhet tutje.

Rastin për Telegrafin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Rreth orës 14:45, është raportuar se në parkingun e QKUK-së në Prishtinë, një automjet është përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai mes tjerash ka bërë të ditur se deri më tani nuk raportohet për të lënduar.

“Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”

LEXO EDHE:

Back to top button