Dua Lipa e Callum Turner ndajnë momente romantike para kullës Eiffel

Dua Lipa e Callum Turner ndajnë momente romantike para kullës Eiffel

Shqiptarja me famë botërore Dua Lipa dhe partneri i saj, aktori, Callum Turner janë parë në një video duke shijuar disa momente romantike në Paris, para kullës së famshme Eiffel.

Ata gjithashtu kanë ndanë disa fotografi, ku shiheshin duke ndarë një puthje ndërsa bënin “selfie”.

Ata përveç javës së modës, po shijojnë çdo moment në qytetin “e dashurisë”, duke bërë aktivitete tipike turistike si vizita e kullës Eiffel.

Në fotot e publikuara nga Backgrid, çifti është kapur duke ndarë puthje ndërsa pushonin në shkallët e Parisit. Ata gjithashtu kanë bërë “selfie” së bashku dhe dukeshin të lumtur në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Videoja e Lipas dhe Turnerit në Paris ka tërhequr vëmendjen e shumë adhuruesve.

Yahoo ka shkruar se vodeoja dukej si skenë e ndonjë filmi romantik, ku çifti ishte duke vallëzuar para kullës së famshme.

Ata mund të shiheshin duke i kënduar njëri-tjetrit, ndërsa gjithnjë shihen duke qeshur dhe duke shijuar momentin së bashku.

Çifti ka marrë pjesë gjithashtu në një ngjarje të organizuar nga marka e stolive “Tiffany & Co”, ku ishin veshur me ngjyrë të zezë.

LEXO EDHE:

Back to top button