" "
Ceremonia e ndarjes së çmimeve NRJ Music Awards është rikthyer këtë vit në Francë, duke shpërblyer artistët ndërkombëtarë për arritjet muzikore.
Në mesin e fitueseve ishte edhe ylli shqiptar i muzikës ndërkombëtare, Dua Lipa.
Ylli i hitit “Levitating”, ka fituar çmimin “Artistja Ndërkombëtare e Vitit” në edicionin e sivjetmë të NRJ Music Awards.
“Faleminderit dashuritë e mia”, ka shkruar Dua në një postim në InstaStory, ku bëhej i ditur lajmi për çmimin e radhës për artisten e njohur.
Ndërkohë, Dua nuk ishte e pranishme në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, këngëtarja së fundi është rikthyer në shtëpinë e saj në Londër.









