Dua Lipa shfaqet pa pantallona rrugëve të Tokios

Dua Lipa shfaqet pa pantallona rrugëve të Tokios

Ylli i muzikës botërore, Dua Lipa, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një album fotografik nga udhëtimi i saj i fundit në Jaoni, ku ka shijuar bukuritë dhe kulturën e qytetit të Tokios.

Ndër fotot që kanë tërhequr më së shumti vëmendjen është një imazh tronditës i këngëtares në zemër të metropolit japonez, e veshur në një mënyrë të guximshme që reflekton personalitetin e saj unik dhe të lirë.

Në fotografinë që ka marrë mijëra pëlqime dhe ka bërë xhiron e botës, Dua Lipa shfaqet pa pantallona, mbuluar thjesht me një setër të hirtë, mbajtëse të bardha dhe një kostum ‘body’ që i përshtatet mrekullisht.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Kjo paraqitje e guximshme dhe jashtë normave ka bërë që imazhi të bëhet viral në rrjetet sociale, duke provokuar reagime të ndryshme dhe diskutime rreth modës dhe ekspresionit personal.

LEXO EDHE:

Back to top button