Pas koncertit spektakolar në Pula, Dua Lipa është nisur drejt Italisë për të ndjekur sfilatën e markës “Jacquemus”, ku ka mahnitur sytë me një fustan blu gjysmë transparent.
Shtëpia franceze e modës festoi përvjetorin e 15-të dhe hapjen e një butiku të ri në bregdetin italian dhe në shfaqje morën pjesë shumë zonja të famshme.

Njëra prej tyre ishte Dua, e cila mbërriti me një fustan blu të çelët byrynxhyk që zvarritej në dysheme, me të brendshmet e saj të dukshme nën materialin gjysmë transparent. Bëhet fjalë për një pjesë nga koleksioni i ri i markës, të cilin e ka kombinuar me një çantë ngjyrë burgundy dhe sandale të zeza me taka të hapura.
Ajo ka mbajtur edhe syze dielli dhe për këtë rast është stiluar nga Jaleel Weaver, e cila njihet më së shumti për bashkëpunimin e tij me Rihanna-n.
View this post on Instagram
Pas vitesh pune me stilistin Lorenzo Posocca, Lipa u bë klienti më i fundit i famshëm i Weaver në 2024. Ai stiloi fillimisht Lipën për Met Gala në maj, duke e veshur me një krijim të Marc Jacobs.
IT GIRL, DUA LIPA pic.twitter.com/IHjmrJcrYK
— ໊ (@addictionlipa) June 10, 2024
Sa i përket punës me Simon Jacquemus, ata kanë qenë në marrëdhënie të mira ndër vite, Dua është e ftuar e rregullt në shfaqjet e tij, madje ka marrë pjesë në dasmën e stilistit në vitin 2022.











