Dua nuk ka të ndalur, ja cila është arritja e saj e radhës

Dua Lipa është personifikimi i fjalës sukses. Ajo s’di të ndalet me punën e palodhur dhe arritjet e saj, ndaj shumë shpejt ka ngjitur majat duke bërë që emri i saj të njihet në të gjithë botën dhe na ka bërë të gjithëve krenarë. Këngëtarja shqiptare u vlerësua si “mbretëresha e karantinës” pas suksesit që pati me albumin “Future Nostalgia”, i cili u publikua në një kohë që e gjithë bota ishte në izolim total.

“Future Nostalgia”, ka shënuar një tjetër sukses duke bërë që të renditet në vendin e parë përsa i përket albumeve më të shitur në Mbretërinë e Bashkuar dhe për vitin 2021 janë shitur plot 68.926 kopje.

Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë Dua, ku nëpërmjet një postimi në InstaStory shprehet shumë e lumtur për këtë arritje të sajën.

“Çmenduri, faleminderit”, ka shkruar ajo.

Së fundmi Dua Lipa ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një foto ku shihet krah të madhit Elton John. Nëpërmjet këtij postimi, Dua tregoi se do të këndojë në eventin e organizuar nga “Elton John AIDS Fountation” për t’ju ardhur në ndihmë të rinjve me HIV.

Dua Lipa ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një foto ku shihet krah të madhit Elton John.

Nëpërmjet këtij postimi, Dua tregoi se do të këndojë në eventin e organizuar nga “Elton John AIDS Fountation” për t’ju ardhur në ndihmë të rinjve me HIV.

“U trondita kur mësova se ka 1600 raste të reja me HIV tek të rinjtë çdo ditë, kështu që ju lutem bashkohuni me mua në rritjen e ndërgjegjësimit në mënyrë që t’i japim fund stigmës së HIV së bashku!“, ka shkruar këngëtarja shqiptare.

Kujtojmë që para disa kohës, ikona e muzikës, Elton John shprehu publikisht admirimin për albumin e Dua Lipës, “Future Nostalgia”.

LEXO EDHE:

Back to top button