Babai i Dua Lipës takohet me Presidenten Osmani: Një vizitë e veçantë me një zonjë shumë të veçantë

Anëtari i grupit ODA, njëherësh organizatori i festivalit “Sunny Hill” në Kosovë, Dukagjin Lipa, ditë më parë është takuar me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmanin, përcjell KultPlus.

Presidentja Osmani ndodhet në takim zyrtar në Berlin të Gjermanisë, por që para se të nisej për atje, ka mirëpritur në takim organizatorët e festivalit “Sunny Hill”.

Ka qenë Dukagjin Lipa ai i cili përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram ka falënderuar Osmanin për mikpritjen në këtë takim.

“Një vizitë e veçantë me zonjën shumë të veçantë. Faleminderit Zonja Presidente Vjosa Osmani për përfaqësimin tuaj të mahnitshëm të vendit tonë. Krenar që jam pjesë e ekipit tuaj të fushatës zgjedhore”, ka shkruar Lipa në Instagram.

LEXO EDHE:

Back to top button