Dy këngëtarët e mirënjohur, Kida dhe Butrint Imeri po vijnë me një projekt të përbashkët për herë të dytë

Kështu kanë njoftuar vet ata përmes llogarive përkatëse në Instagram duke nxitur kureshtjen e fansave.

Foto: Kida/Instagram

“Verë e nxehtë”, ka shkruar Kida në mbishkrimin e fotografisë ku shihet e veshur plotë stil pranë Butrintit.

Dyshja nuk kanë dhënë më shumë detaje rreth këtij projekte, por padyshim do të mirëpritet nga publiku. Ndërkohë, si Kida edhe Butrinti aktualisht po shijojnë suksese me bashkëpunimet e tyre me artistë të tjerë.

Kida me këngën “Luje belin” në bashkëpunim me Dafina Zeqirin, ndërsa Butrinit me Taynan dhe Mozzik “Pare”.

Kida dhe Butrinti bashkë me reperin Ledri Vula lansuan bashkëpunimin “Dale”, kënga u publikua verën e vitit 2021 dhe deri më tani numëron mbi 110 milionë klikime në kanalin YouTube.

LEXO EDHE:

Back to top button