Dy miqtë e veçantë që ndihmuan Meghan të përballonte 2020-ën

Viti që lamë pas ishte i vështirë për të gjithë dhe nga lista nuk përjashtohet as Meghan Markle. Edhe për dukeshën ngjarjet e ndodhura në vitin e shkuar ishin sfiduese, duke përmendur këtu: vendimin për t’u larguar nga shtëpia mbretërore, zhvendosjen në një vend të ri dhe mbi të gjitha humbjen e bebushit.

Gjithsesi, çfarë kaloi kaloi, por cila ishte mbështetja më e madhe e Markle gjatë atij viti? Besojeni ose jo, qenushët e saj, Guy dhe Pula.

“Sa herë flasim me dukeshën për bamirësi, ajo gjithnjë kujton sa të rëndësishëm janë qentë e saj dhe sesa mbështetje ka gjetur tek ta gjatë këtij viti.”- tregon CEO i patronazhit të kujdesit ndaj kafshëve të dukeshës.

Dhe nëse e vini re, qentë e princeshës janë në çdo dalje të saj. Në ilustrimin familjar të bërë për Krishtlindje si dhe në intervista të ndryshme në të cilat merr pjesë. Përsa i përket bebushit Archie, Meghan thotë se ai kalon shumë mirë me qenushët dhe i do shumë që tani.

Në fakt, zgjedhja e Meghan funksionon dhe shkenca e mbështet 100%. Kur qentë dhe njerëzit shihen në sy, iu rritet niveli i hormonit të oksitocinës, hormonit që ju bën të ndiheni mirë dhe që është i njejti horomon pas lidhjes së veçantë midis prindërve të rinj dhe të sapolindurëve. Në studim, njerëzit patën një rritje në nivelet e oksitocinës prej 300%.

Ndoshta ka ardhur momenti të merrni një qen!

 

Burimi: Glamour

LEXO EDHE:

Back to top button