Dy pjepra shiten për 25 mijë dollarë

Dy pjepra ”Yubari” mblodhën gati 2,7 milion jen, apo rreth 25 mijë dollarë në një ankand tradicional që shënon fillimin e sezonit në ishullin më verior kryesor të Japonisë, Hokaido. ”Ky ishte më shumë se 22 herë më shumë nga çmimi i vitit të kaluar”, thanë organizatorët e ankandit. Në përmasa të ngjashme me një pjepër të zakonshëm , pjeprat e racës ”Yubari” janë të njohur për cilësinë e tyre të lartë dhe shijen e ëmbël. Vitin e kaluar, dy pjepra u shitën për 120 mijë jen, për shkak të krizës së koronavirusit. Një vit më parë, për shembull, një palë pjepra morën një rekord prej pesë milion jen në ankand në një treg me shumicë. Frutat rriten në kushte jashtëzakonisht të vështira në dimrin e ashpër të Hokaidos dhe janë krenaria e rajonit.

LEXO EDHE:

Back to top button