Dy viktima dhe 234 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Në Kosovë u raportuan të martën 234 raste të reja me koronavirus dhe dy viktima.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, viktimat u regjistruan në Prishtinë dhe në Prizren.

Rastet e reja, ndërkaq, rezultuan pas testimit të 2,405 mostrave.

Në Kosovë, aktualisht, janë 6,814 raste aktive me koronavirus.

Në total, numri i të infektuarve ka arritur në 62,782.

Prej tyre, 1,528 pacientë kanë vdekur dhe 54,440 janë shëruar.

Vetëm në 24 orët e fundit janë shëruar 209 pacientë, bëjnë të ditur të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

LEXO EDHE:

Back to top button