" "
Janë bërë dy vite që kur reperi Don Xhoni ka bërë bujë të madhe në tregun muzikor shqiptar.
Ai për publikun u bë i njohur në karantinë gjatë situatës me COVID-19 në vend, ndërkohë që ishte i ftuar në emisionin “Gjoni Black” me Meriton Mjekiqin.
Vokali dhe interpretimi i mahnitshëm i një ‘freestyle’ bëri që të jetë në mesin e artistëve më të pëlqyer të momentit.

Dy vite më vonë, ylli nga Drenica ka bërë një postim duke falënderuar të gjithë për përkrahjen e duke premtuar edhe më shumë ditëve në vijim.








