Dyshja kosovare, të cilët për një kohë ishin në një lidhje, na ofruan bashkëpunime që sollën shumë reagime pozitive, shkruan Gazeta Metro.
Siç kuptohet në emisionin Prive në Klan Kosova u raportua se kjo dyshe ka ‘zbehur’ angazhimet që kanë pasur edhe në nivelin e tyre profesional, duke u distancuar për të mos sjellë më projekte të reja së bashku.
Dafina, e cila njihet për zërin e saj fantastik dhe Dj Geek për instrumentalet e tij të mahnitëshme, duket se i kanë dhënë fund ofertës muzikore për mbështetësit e tyre.
Ndarja e tyre ka qenë një nga situatat më të komentuara të kohëve të fundit, ndërsa mësohet se koncertet e fundit që kanë rezervuar do të jenë momenti kur do t’i japin fund bashkëpunimit profesional.
Gjithashtu vlen të theksohet se një nga bashkëpunimet më të mira të vlerësuara nga publiku është projekti “Tduh-duh”, i cili ka arritur mbi 7 milionë shikime dhe 30 mijë pëlqime.








