“E dashur gjyshe…”, Charlotte dhe George i dërguan letrat më të bukura Princeshë Dianës në ditën e nënës

Me rastin e ditës së nënës, dy të vegjëlit e Pallatit Mbretëror, Princesha Charlotte dhe Princi George kanë bërë gjestin më të bukur për gjyshen e tyre të ndjerë, Princeshë Dianën. Faqja zyrtare e pallatit në Instagram ka ndarë letrat e bukura që dy të vegjëlit i kanë shkruar gjyshes së tyre, duke na shkrirë zemrat të gjithëve.

“Cdo vit në Ditën e Nënës, George, Charlotte dhe Louis shkruajnë letra ku kujtojnë gjyshen e tyre, Dianën, për Williamin.”- shkruhet ndër të tjera në postim.

“E dashur gjyshe Diana. Të dua shumë dhe mendoj për ty gjithmonë. Të dërgoj shumë dashuri, George.”- ishte letra e të voglit.

“E dashur gjyshe Diana, po mendoj për ty në Ditën e Nënës. Të dua shumë. Babin e ka marrë malli për ty. Me shumë dashuri, Charlotte.”- ka shkruar Princesha.

Rikujtojmë se këto ditë Pallati Mbretëror është tronditur nga të vërtetat e Meghan Markle dhe Harry-t në një intervistë për Oprah.

Ata folën për herë të parë pa dorashka duke rrëfyer detaje që askush nuk i dinte!

Duka pranoi se largimi i tyre nga Pallati Mbretëror dhe heqja dorë me dëshirë nga titujt ishte që të mos përsëritej e njëjta histori si me mamanë e tij, princeshë Dianën.

LEXO EDHE:

Back to top button