E pabesueshme: Kaq vite diferencë kanë Robert Berisha me të dashurën e re Laureta Maqedonci

E pabesueshme: Kaq vite diferencë kanë Robert Berisha me të dashurën e re Laureta Maqedonci

Robert Berisha është në qendër të vëmendjes kohët e fundit pasi pranoi se është në lidhje dashurie me modelen, Laureta Maqedonci.

Këngëtari hodhi pas krahëve ndarjen nga Nora Istrefi me të cilën ka dhe një vajzë.

Por, për çiftin duket se mosha është thjesht numër dhe se dashuria nuk e njeh një të tillë. Kjo pasi që ata kanë një diferencë të madhe në vite, plot 18 vjet.

Derisa, Robert Berisha ka lindur më 1978 do të thotë ka mbushur 44 vjet, Laureta i takon vitit 1996 dhe është 26 vjeçare.

Së fundmi, Berisha në një intervistë tha se janë bërë për njëri-tjetrin dhe se kanë shumë të përbashkëta me modelen Maqedonci.

“Kurrë nuk kam besuar në horoskop por kemi qëlluar dy ditë, ajo është me 26 janar unë me 28 janar. Tani po i besoj jemi tipa të njëjtë, muhabeti po na shkon mirë. Jemi bërë për njëri tjetrin definitivisht”, u shpreh ai.

LEXO EDHE:

Back to top button