E priste me thikë në dorë jashtë shtëpisë, arrestohet fansi “i çmendur” pas Ariana Grandes

Një djalë që mbante një thikë me vete u arrestua jashtë shtëpisë së Ariana Grande-s, në Hollywood Hills javën e kaluar. Në raportin e publikuar nga mediat, thuhet se i riu kërkoi me ngulm të takonte këngëtaren.

Sipas “TMZ”, 23-vjeçari Aaron Brown, dyshohet se nxori një thikë kur u largua nga sigurimi jashtë shtëpisë së Grandes rreth orës dy të mëngjesit të së premtes.

Ishte e paqartë nëse 28-vjeçarja ishte në shtëpi në atë kohë. Autorit iu dha një urdhër ndalimi i përkohshëm që nuk e lejon t’i afrohet këngëtares. Një gjyqtar do të përcaktojë në një seancë të ardhshme nëse urdhri do të zgjatet.

Majin e kaluar Grandes dhe nënës Joan dhanë një urdhër ndalimi pesëvjeçar kundër një përndjekësi të quajtur Fidel Henriquez. Policia e arrestoi pasi ai dëshironte të kalonte sigurimin për të lënë një shënim dashurie në derën e këngëtares.

LEXO EDHE:

Back to top button