Ecobar, Lajçak dhe Hovenier vizitojnë veriun e Kosovës

Ecobar, Lajçak dhe Hovenier vizitojnë veriun e Kosovës

Emisarët Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak dhe ambasadori amerikan në Kosovëm, Jeffry Hovenier po qëndrojnë në Mitrovicën veriore.

Ata janë pritur nga ministri serb Goran Rakiq dhe nga kryetari i Komunës të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç.

Emisari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe ai i BE-së, Miroslav Lajçak dje janë takuar me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Takime emisarët patën edhe me përfaqësues të opozitës.

Në një konferencë për media Escobar dhe Lajçak deklaruan se nuk presin përshkallëzim të situatës më 1 shtator kur edhe pritet të fillojnë së zbatuari vendimet e Qeverisë së Kosovës për targa dhe letërnjoftime.

LEXO EDHE:

Back to top button