" "
Ed Sheeran është shpallur artisti më i dëgjuar në radio, duke mposhtur kështu këngëtaren shqiptare me famë botërore, Dua Lipën, teksa rrëmbeu vendin e parë në botë.
Krijuesi i hitit “Shape of You”, 30-vjeçar, krenohet për të arriturat, gjegjësisht 4.3 milionë dëgjime në vit në të gjithë globin, ndërkohë që ylli i “Levitating”, 26-vjeçe, merr vetëm 100 mijë më pak, 4.2 milionë.
Vendi i tretë i ka takuar artistit The Weeknd me tre milionë dëgjime, me Queen që ka zënë vendin e katërt me 2.9 milionë dhe Maroon 5 në vendin e pestë me 2.5 milionë, sipas Viberate.








