Ed Sheeran u rikthye por nuk është ajo që po shpresonim të gjithë

Ed Sheeran ka publikuar këngën e tij të parë pas një viti shkëputjeje nga muzika. Këngëtari 29-vjeçar i emocionoi fansat me “Afterglow”, me të cilën si gjithmonë na preku telat e zemrës.

Ai postoi një video në rrjetet sociale ku shihej duke kënduar këngën e re me një kitarë, teksa konfirmoi se kthimi i tij në muzikë nuk do të thotë që një album i ri është rrugës pasi ai ende është një “baba me kohë të plotë”.

Ai shkruajti: “Hej djema. “Afterglow” është një këngë që kam shkruar vitin e kaluar dhe kam dashur ta ndaj me ju. Nuk është kënga e parë nga albumi tjetër, është thjesht një këngë që unë dua dhe shpresoj që edhe ju ta doni. Shijojeni! Kalofshi pushime të sigurta dhe të lumtura. Po kthehem në “tokën e babait”, ciao x”

Ai paralajmëroi dje rikthimin e shumëpritur , duke u premtuar fansave një “dhuratë për Krishtlindje” në postimin e tij në rrjetet sociale.

“Epoka e Divide dhe turneu ndryshuan jetën time në shumë mënyra, por tani ka ardhur koha  për të parë më shumë nga bota. Unë kam qenë aktiv pa ndërprerje që nga viti 2017, kështu që thjesht do të marr pak frymë për të udhëtuar, shkruar dhe lexuar. Do të jem larg të gjitha mediave sociale derisa të vijë koha të kthehem. Për familjen, fansat dhe miqtë e mi, faleminderit që jeni gjithmonë pranë meje. Unë premtoj që do të kthehem kur të jetë koha e duhur”.- tha këngëtari kur u tërhoq nga muzika 1 vit më parë.

Tetë muaj më vonë, ai dhe Cherry mirëpritën fëmijën e tyre të parë – një vajzë të vogël të quajtur Lyra Antarctica.

Ata konfirmuan ardhjen e saj në shtator, pasi ishte Ed ai që ndau një fotografi të disa çorapeve të bebushes.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ed Sheeran (@teddysphotos)

LEXO EDHE:

Back to top button