Edhe Buta ka një thirrje për fansat: “Vaksinohuni, se do na mbyllin sërish”

Me rritjen e rasteve me koronavirus, kanë qenë të shumtë ata artistë shqiptarë të cilët kanë bërë thirrje për vaksinim. Së fundmi, ka qenë reperi Buta ai që ka bërë një postim në Instagram duke u bërë apel ndjekësve të tij që ta marrin vaksinën sa më shpejt.

Artisti shton se gjë do të na ndihmojë që të mos izolohemi sërish duke qenë se këto ditë numri i rasteve është rritur shumë.

“Çohuni vaksinohuni se dëshirojnë të na mbyllin sërish”, ka shkruar ai krahas fotos.

Përsa i përket jetës personale, ai ka tentuar që ta mbajë sa më të fshehtë, mirëpo më herët ai vendosi që të bënte një përjashtim dhe na prezantoi me të dashurën e tij.

Buta ka postuar në rrjetin e tij social Instagram foto të ndryshme me partneren, ku duken mjaft të lumtur së bashku.

E dashura e reperit nuk është pjesë e skenës dhe ekranit shqiptar, ndërkohë emri i vajzës akoma nuk është bërë i ditur. Për partneren, Buta foli për herë të parë në një intervistë me Alaudin Hamitin në emisionin “NIN”.

Reperi tregoi se çifti ka tre vite bashkë dhe madje kanë nisur edhe bashkëjetesën. Ata janë në qiellin e shtatë nga lumturia dhe shumë shpejt mund të kemi lajme të tjera akoma më të bukura prej tyre.

LEXO EDHE:

Back to top button