Edhe Dua Lipa reagon për rastin e dhunimit të 11-vjeçares

Edhe Dua Lipa reagon për rastin e dhunimit të 11-vjeçares

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa ka reaguar në rrjetet sociale pas rastit të dhunimit të 11 vjeçares nga pesë persona në Prishtinë.

Ajo ka postuar një foto nga protestat e djeshme që u mbajtën në Prishtinë.

“Mbrojtje për vajzat dhe gratë”, “Drejtësi”, “Rrugë të sigurta”, “Gra të armatosura”, janë mbishkrimet që ka postuar Dua Lipa në story të Instagramit të saj që përcillet nga 86.1 milionë ndjekës.

Pas publikimit të këtij rasti, në rrjetet sociale ka pasur një mori personazhesh VIP të cilat kanë reaguar.

Në protestën në Prishtinë është parë duke protestuar Dafina Zeqiri dhe Atifete Jahjaga.

Ndërkohë në Tiranë protestës solidarizuese i janë bashkuar edhe Fifi, Beatrix Ramosaj, Bora Zemani, etj.

Edhe në Shkup është mbajtur një protestë e tillë e në të cilën ka marrë pjesë këngëtarja Altuna Sejdi – Tuna.

LEXO EDHE:

Back to top button