Edhe fermerët janë mes rusëve që janë ftuar për mobilizim, për të luftuar në Ukrainë

Edhe fermerët janë mes rusëve që janë ftuar për mobilizim, për të luftuar në Ukrainë

Edhe fermerët janë mes rusëve që po dërgohen në ushtri, ka thënë presidenti Vladimir Putin në një takim me zyrtarët e shtetit të tij.

Dhe ky konfirmim, vlerësojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, sinjalizon rreziqe të mëtejshme të mundshme për të korrat e vitit 2023 – me Rusinë që është eksportuesi më i madh në botë i grurit.

“Dëshiroj t’u drejtohem edhe krerëve rajonalë dhe drejtuesve të ndërmarrjeve bujqësore. Në kuadër të mobilizimit të pjesshëm janë duke u thirrur edhe punëtorët e bujqësisë. Familjet e tyre duhet të mbështeten. Ju kërkoj t’i kushtoni vëmendje të veçantë kësaj çështjeje”, citohet të ketë thënë Putin në takimin e transmetuar në televizion.

Ndryshe, zyrtarët kanë thënë se 300,000 rusë të tjerë do të thirren për të shërbyer si pjesë e fushatës së mobilizimit.

Putin citohet të ketë theksuar gjithashtu në takim se Rusia është në rrugën e duhur për të korrur një prodhim rekord prej 150 milionë tonësh, përfshirë 100 milionë tonë grurë, në vitin 2022.

LEXO EDHE:

Back to top button