Edhe Jennifer Aniston u vaksinuar me vaksinën anti-kovid, ky është mesazhi i saj

Listës së personazheve VIP që i janë bashkuar personave të vaksinuar kundër Covid-19 i është shtuar së fundmi edhe Jennifer Aniston.

Vetë aktorja e famshme e dha këtë lajm për ndjekësit e saj në rrjete sociale, duke bashkëngjitur një mesazh të fuqishëm për rëndësinë e vaksinës. Siç shprehet Aniston, të gjithë ata që kanë kryer vaksinën mund të përqafojnë pa frikë personat e zemrës, pasi s’do të rrezikojnë askënd.

“E vaksinuar plotësisht dhe ndihem kaq mirë! Jemi shumë me fat dhe të privilegjuar që kemi mundësi të vaksinohemi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Fatkeqësisht, kjo nuk mundësohet kudo. Siç të gjithë e dimë, shëndeti i njërit prej nesh prek shëndetin e të gjithëve. Po mendoj për ata që nuk e kanë ose s’do të mund ta kenë mundësinë të vaksinohen e të përqafojnë miqtë dhe familjarët.”- shkruan Aniston krahas fotos së saj me krahë hapur.

Së fundmi, aktorja është përfolur që mund të bëhet nënë për herë të parë, mirëpo këto zëra janë hedhur poshtë nga përfaqësuesi i aktores,i cili ka thënë për “E! News” se lajmi nuk është i vërtetë.

“Historia është trillim dhe e pavërtetë”, tha ai, duke mohur të gjitha thashethemet që kanë qarkulluar lart e poshtë ditët e fundit.

LEXO EDHE:

Back to top button