Gazetar: Avni Tahiri
Pasi këta fëmijë uruan festen e Fitër Bajramit, u nisen me autobusin i cili simbolizon ardhjen e kësaj feste, për në lagjet e Çairit. Shëtitja e fëmijëve filloi nga xhamia e Musafa Pashës në Çarshi dhe përfundoi tek sheshi Skënderbeu në Shkup.
“Sot shkojmë të festojmë festën e Bajramit dhe së bashku me fëmijët do të kënaqemi shume. Unë çdo vit vij këtu dhe kënaqem shumë me aktivitetet e ndryshme”, u shpreh një fëmijë.
Organizatorët thanë se qëllimi i aktivitetit “Kandilat e Bajramit” është që të sjellë gëzim tek të vegjlit.
“Çdo vit në mënyrë tradicionale e organizojmë manifestimin kulturorë, Kandilat e Bajramit, dhe është bërë si traditë që të realizohet tani e disa vite. Marshi fillon nga xhamia Musafa Pashë me autobusë dhe vazhdon rrugëve të Çairit ku fëmijët do ta paralajmërojnë ardhjen e Bajramit me këngë festive”, deklaroi Emri Demiri, Anëtar i shoqatës.
Aktiviteti “Kandilët e Bajramit” organizohet në mënyrë tradicionale që nga viti 2005, para festës së Bajramit. / Alsat.mk.








