Mickoski në Bruksel flet për zgjerimin e luftërave / Filipçe: Qeveria nuk e synon anëtarësimin

Gazetare: Fatlume Dervishi

Kryeministri Hristijan Mickoski, në ditën e dytë të qëndrimit në Bruksel, në kuadër të shënimit të 50 vjetorit të Partisë Popullore Evropiane, nuk ka komunikuar më shumë detaje për takimet dhe mesazhet që ka përcjell rreth integrimit të vendit. Një ditë më parë kryeministri nëpërmjet një video-mesazhi tha se axhenda parashikon disa takime ku do të flitet për zhvillimet gjeopolitike, luftërat dhe ekonominë, por edhe rreth zgjerimit.

“Qëllimi ynë dhe ajo që na intereson në veçanti është diskutimi rreth zgjerimit të vetë Bashkimit Evropian, por edhe të gjitha arritjeve dhe reformave që kemi bërë në muajt e fundit si VMRO-DPMNE, pra si Qeveri”, tha Hristijan Mickoski, Kryeministër.

LSDM-ja thotë se kryeministri flet për zgjerimin por nuk flet për anëtarësimin e vendit në BE sepse nuk është i interesuar.

“Ai flet për reformat e zbatuara. Lind pyetja se cilat reforma kur asnjë ligj në fushën e drejtësisë nuk u miratua vitin e kaluar nga axhenda e reformave. Vetëm një në të cilin u bënë ndryshime që janë në kundërshtim me rekomandimet e Misionit të Vlerësimit. Në vend që të zbatojnë reformat dhe ndryshimet kushtetuese që lidhen me futjen e pakicave të tjera, siç kërkon Evropa, ata po krijojnë konflikte të qëllimshme dhe po përhapin disa gënjeshtra për një komplot bullgar”, tha Venko Filipçe, Kryetar i LSDM-së.

Sipas Filipçes, Mickoski synon izolimin e vendit si mënyrë për të mbajtur pushtetin duke sakrifikuar të ardhmen e vendit.

LEXO EDHE:

Back to top button