Edhe Loredanës i ka pëlqyer albumi i ri i Elvana Gjatës

Vetëm pak ditë më parë, këngëtarja Elvana Gjata u rikthye në muzikë me një super projekt muzikor që na zbukuroi ditët të gjithëve. Jo një këngë, por një album i tërë me këngë të reja nga Elvana, që po i dëgjojmë e këndojmë pa pushim.

“Çelu” titullohet albumi muzikor i këngëtares, i cili na çeli zemrat këtë fillim pranvere.

Të shumtë janë personazhet publikë që e kanë duartrokitur fort Elvanën për suksesin e radhës, ndërsa mes tyre ka shprehur mbështetje edhe reperja Loredana Zefi.

Pa shumë fjalë, ajo ka ndarë në InstaStory një foto të Elvanës nga projekti i fundit, duke lënë të kuptohet se i ka pëlqyer puna e saj.

Mini albumi i Elvanës përmban shtatë këngë të reja, të cilat janë kryesisht të zhanrit baladë; “A po vjen”, “Drandofilat”, “Jeta ime”, “Vendi im”, “Kur jemi dasht”, “Kunadhe” e “Mos u ngut”.

Për këtë projekt, Elvana zgjodhi sërish dy emrat më të mirë të muzikës shqiptare, Pirro Çako dhe Darko Dimitrov, që në fakt s’kanë fare nevojë për prezantim apo koment. Me të dy ata ajo bashkëpunoi edhe për mini albumin “3”, të cilin e publikoi 3 vite më parë, ndaj edhe këtë herë e ka suksesin të sigurt për projektin e ri.

LEXO EDHE:

Back to top button