Edhe një këngë për këtë vit, Tayna publikon “Johnny”

Ky vit ka qenë një nga më të suksesshmit për Taynën, për sa i përket aspektit profesional. Ajo ka publikuar disa hite dhe për asnjë moment nuk është ndalur.

Dhe siç na kishte paralajmëruar ajo ka vendosur ta mbyllë 2020 me një këngë tjetër që ka dalë pak orë më parë.

E teksa po le pas një vit suksesi, 2021 pritet të jetë edhe më flakë për Taynën. Reperja e njohur është gati të kthejë në muzikë një nga artistët më të preferuar të pulikut shqiptar, Flori Mumajesin.

Shumë shpejt ajo do të vijë në bashkëpunim me Florin dhe kënga duket se është gati e tani kanë mbetur vetëm xhirimet e videoklipit. Këtë lajm e ka konfirmuar vetë Rinori për Prive.

Ndërkohë së fundmi në rrjet ka nisur të qarkullojë një duet mes Taynës dhe Mozzik, që pritet të publikohet së shpejti. Kënga ka dalë nga studioja para kohe dhe tani ka mbetur vetëm që dy reperët ta nxjerrin zyrtarisht.

Nga videoja e publikuar në rrjete sociale duket se ajo titullohet “Pram” dhe tani fansat po presin me padurim t’i shohin sërish bashkë në një videoklip bashkë Taynën dhe Mozzik.

Kujtojmë se  Tayna ka gati edhe dy bashkëpunime ndërkombëtare, por ende nuk janë zbuluar emrat.

Për shkak të pandemisë videoklipet e këtyre këngëve ende nuk janë xhiruar, por shpresojmë që shumë shpejt të mësojmë se çfarë po na gatuan Tayna.

LEXO EDHE:

Back to top button