Edhe pse të ndarë, Alex Rodriguez e “uroi” Jenniferin për ditëlindje në këtë mënyrë

Pasi u nda nga Alex Rodriguez, J.Lo u bashkua me dashurinë e vjetër, Ben Affleck. Së fundmi, ajo udhëtoi drejt Francës për të festuar së bashku me Ben ditëlindjen e saj, nga ku dhe konfirmoi zërat për romancën e saj më të re.

Edhe pse të ndarë, Alex ka bërë një lloj urimi për ish-partneren e tij. Ish-basketbollisti ka udhëtuar drejt St. Tropez, ku dhe ndodhej këngëtarja me aktorin. Së fundmi, një burim është shprehur se ish-çifti kishte planifikuar të festonte ditëlindjen në këtë vend.

“Para se të ndaheshin, J.Lo dhe A-Rod kishin planifikuar një udhëtim së bashku në rivierën franceze për ditëlindjen e saj. Ai vendosi të mos i ndryshojë planet dhe ajo gjithashtu shkoi në udhëtim me Benin.”, tha burimi.

Nga ana tjetër, motra e saj, Lynda i dërgoi një urim për ditëlindje, postim të cilit dhe Alex i bëri like dhe u konsiderua si një urim nga ana e tij për J.Lo-në.

“Shoqja ime më e ngushtë, të dua sa nuk e shpreh dot. Ti më bën të qesh, jap jetën për ty dhe më ndriçon botën e më inspiron. Ndonjëherë nuk mund ta besoj që kam qenë kaq me fat që Zoti të solli ty në jetën time. Gëzuar ditëlindjen”, shkroi ajo.

LEXO EDHE:

Back to top button