Edi Rama do të udhëtojë të premten drejt ShBA-së, pritet të marrë një çmim

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është ftuar në New York nga ish-zonja e parë dhe ish-sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton.

Në New York Clinton në emër të organizatës “Vital Voices” do t’i dorëzojë kreut të ekzekutivit shqiptar Edi Ramës, një çmim për rolin e tij në marrjen në mbrojtje të shtetasve afganë të strehuar në Shqipëri, raporton Top-Channel.

Sipas këtij mediumi, kryeministri Rama do të nderohet me çmimin “Voices of Solidarity Award”.

Më parë këtë çmim e kanë marrë sekretari përgjithshëm i UN Secretary General Antonio Guterres, IRC Head David Milliband dhe Presidenti Joe Biden.

LEXO EDHE:

Back to top button