Eduart Grishaj sfidon Arbana Osmanin me një “recetë” për 5 minuta

Arbana Osmani prej kohësh ka zbuluar se kuzhina është një nga pasionet e saj dhe para pak kohësh publikoi një libër me receta të shpejta gatimi. Mirëpo duket se Arbana nuk është e vetmja në shtëpi që është e kujdesshme për këtë pjesë, sepse Eduarti e ka “sfiduar” me një recetë për 5 minuta.

Regjisori ka publikuar në Instagram një video në të cilën shihet duke ushqyer disa lepuj me misra. Kjo ka qenë receta e Eduartit për një super darkë të shijshme dhe i ka premtuar Arbanës se ditën e nesërme do t’ja çojë të gjithë lepujt në shtëpi për drekë.

“Arbana Osmani receta ime për 5 minuta për një super darkë. Nesër do t’i sjellë të gjithë për drekë”, ka shkruar Grishaj, duke e bërë këtë moment shumë qesharak.

Përgjigja e moderatores nuk ka munguar dhe duket se Eduarti i ka hapur punë me djalin, Jonin, pas kësaj videoje.

“Joni thotë na i sill të gjithë se do i mbaj te dhoma”, ka shkruar Osmani.

Arbana dhe Eduarti prej kohësh jetojnë në një shtëpi me djalin e moderatores dhe shumë shpejt do e zgjerojnë familjen e tyre me një bebush. Brenda pak kohësh Osmani do të sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë si fryt i dashurisë me regjisorin e njohur. Kujtojmë se këto kohë Eduarti nuk ka qenë i pranishëm në Tiranë, pasi ka udhëtuar drejt Thethit për xhirimet e filmit të tij më të ri.

LEXO EDHE:

Back to top button