" "
Shkencëtarët në Egjipt kanë identifikuar lloje të reja të balenës katër këmbëshe, e cila ka jetuar rreth 43 milionë vjet më parë. Sipas studimit të publikuar nga Proceedings of the Royal Society B., fosili i amphibious Phiomicetus anubis, është gjetur në Shkretëtirën Perëndimore të Egjiptit. Kafka e saj ngjan me atë të Anubis, perëndia e lashtë egjiptiane me kokë çakalli të të vdekurve, sipas së cilës u emërua. Me peshë prej 600 kilogramësh dhe gjatësi prej tri metrash, balena kapërkëmbëshe ka qenë në gjendje të ecte në tokë dhe të notonte në ujë.








