fbpx

Ekonomistët skeptik nëse ky vit do të përfundojë me uljen e planifikuar ekonomike


Rënia negative e eksportit prej 32 për qind dhe importit prej 30.2 për qind në tremujorin e dytë është e pritshme, duke pasur parasysh që në këtë periudhë pjesa më e madhe e ekonomisë ishte e mbyllur, thonë nga Shoqata e Transportuesve. Megjithatë, pasojat janë të mëdha sepse të ardhurat në këto tre muaj shënuan rënie prej 50 për qind. Rimëkëmbje do të ketë kur e gjithë ekonomia do të jetë e hapur dhe do të fillojë me mënyrën normale të punës, thonë nga Shoqata.

Në përgjithësi, mund të them se, sipas sondazheve që kemi kryer në atë periudhë, të ardhurat ishin zvogëluar për 50 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar për sa i përket funksionimit të transportuesve. Në periudhën që vijon, situata përmirësohet, kryesisht sepse vendet janë më të përgatitura, autokolonat janë hequr, pritja e panevojshme në kufij është hequr – tha Biljana Muratovska- Makam Trans- Shoqata e Transportuesve.

Për disa ekonomistë, rënia drastike e Prodhimit Bruto Vendor për minus 12.7 % shtron pyetjen nëse vitin do ta përfundojmë me projeksionin e Qeverisë prej minus 4% apo me rënie më të madhe të ekonomisë në vend.

Problemet nuk do të zgjidhen aq shpejt sa mendohej më herët. Në projeksionin e “Standard & Poor’s” për tërë vitin 2020, i shpallur disa ditë më parë, parashikohet rënie e ekonomisë së Maqedonisë prej 6%, që është dukshëm më e keq se parashikimet tjera. Koha do ta tregojë, kudo në botë, nëse masat e qeverisë për të ruajtur vendet e punës kanë parandaluar ose thjesht i kanë shtyrë largimet nga puna. Është e rëndësishme të jesh realist. Situata është e vështirë dhe e pasigurt. Nevojitet veprim urgjent -u shpreh Zoran Jovanovski- ekonomist.

Qëndrimi i Qeverisë është se përballen mirë me krizën e shkaktuar nga Covid-19 dhe sipas rezultateve të dy tremujorëve të parë të këtij viti, rritja e ekonomisë do të jetë sipas parashikimit të tyre prej minus 4%.

Andrea Çobanova

LEXO EDHE:

Back to top button