Ekspertët, skeptik për një kompromis të mundshëm me Sofjen

Ka mbetur vetëm pak kohë të cilën Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria mund ta shfrytëzojnë për t’i tejkaluar dallimet dhe për ta zhbllokuar fillimin e negociatave mes Shkupit dhe BE-së. Marko Troshanovski nga Instituti për Demokraci “Societas Civilis” thotë se kontesti me Sofjen është më i vështirë sesa kontesti që Shkupi kishte me Athinën. Shpresat e pakta për një kompromis të mundshëm deri në fund të vitit, mbështeten vetëm në kryeministrin bullgar, Borisov, qëndrimet e deritanishme të të cilit nuk kanë qenë shumë të ashpra.

“Ka shumë argumente për të qenë pesimistë dhe të njëjtat mbizotërojnë. Gjithsesi në fund vendimin e sjell Borisovi. Ashtu si në rastin e Ciprasit, kur rezistenca e popullit grek ishte e madhe edhe në këtë rast situata është e ngjashme, madje më e keqe. Megjithatë ndoshta do të vijnë në shprehje vizionet e lidershipit për Evropë të unifikuar dhe Ballkan të unifikuar dhe pala bullgare do të lëshojë pe nga kërkesat iracionale’ deklaroi Marko Troshanovski, Instituti për Demokraci “Societas Civilis”.

Edhe Malinka Ristevska nga Instituti për Politikë Evropiane thotë se fati është në duar të Sofjes.

“Problemi është se hapësira për kompromis nga pala maqedonase është shumë e vogël. Në pyetje është se sa pala bullgare do të lëshojë pe nga pozicionet e saja të forta, sepse ka shumë qëndrime iracionale, prandaj po, ka mundësi, por topi është më shumë tek pala bullgare. (7:23-7:32) Bullgaria gjithsesi do ta merr parasysh se edhe ajo humb pozicionet e saja, nëse tani i vendos veto vendimit që të gjitha shtetet tjera anëtare e mbështesin’ pohoi Malinka Ristevska Jordanova, Instituti për Politikë Evropiane

Në takimin e së premtes mes ambasadorëve të BE-së, Bullgaria i vendosi veto kornizës negociuese për Maqedoninë e Veriut. Deri në miratimin përfundimtar të kornizës më 17 nëntor, ambasadorët e BE-së do të takohen edhe dy herë të tjera. Por Kryeministri, Zaev ka paralajmëruar takim të mundshëm me homologun bullgar, Borisov ose takim mes ministrave të jashtëm, ndërkohë që në dhjetor pritet të takohen edhe historianët e dy vendeve.

Anesa Salihu

LEXO EDHE:

Back to top button