Eksperti amerikan tregon edhe sa do zgjasë lufta në Ukrainë

Eksperti amerikan tregon edhe sa do zgjasë lufta në Ukrainë

Profesori i shkencave politike, Michael McFaul, ka deklaruar se nëse ushtria ukrainase nuk mund t’i luftojë masivisht rusët përgjatë muajve vijues, këtë duhet ta bëjë në vitet e ardhshme.

Në një deklarim për CNBC, McFaul u shpreh se Ukraina do të ketë nevojë për mbështetje nga shtetet perëndimore, derisa shtoi se dëshira mund të jetë më e madhe “sesa shumica e republikanëve”.

“Shpresoj që ukrainasit të mund t’i shtyjnë pushtuesit rusë në muajt e ardhshëm, por nëse nuk munden, duhet të planifikojnë kundërsulme të reja në vjeshtën e 2024-s, në 2025-n…Ata do të kenë nevojë për mbështetjen tonë”, tha profesori i shkencave politike.

Burimet e mediave ndërkombëtare thonë se Ukraina e ka nisur kundërofensivën e paralajmëruar ndaj caqeve ruse, por kjo ende nuk është zyrtarizuar. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, kishte deklaruar javë më parë se nuk duhet të ketë pritje të mëdha për këtë kundërofensivë ushtarake.

Trupat ruse aktualisht janë të pozicionuar në rajonin e Bakhmutit, ku për muaj të tërë janë zhvilluar luftime të hovshme. Qyteti i Bakhmutit është bërë i pabanueshëm, sikur edhe disa qytete të tjera.

Shumë shtete anëtare të NATO-s e kanë ndihmuar Ukrainën ushtarakisht.

LEXO EDHE:

Back to top button