Ekspozitë, “Nga rrënojat në ringjallje moderniste”

" "

Nxënësit e shkollës së mesme të ndërtimtarisë “Zdravko Cvetkovski” kanë prezantuar një sërë punimesh me dorë dhe fotoshop në kuadër të ekspozitës “Nga rrënojat në ringjallje moderniste”. Të inspiruar nga rindërtimi i Shkupit pas tërmetit të vitit 1963, nxënësit kanë trajtuar disa nga objektet që tashmë janë simbole të veçanta të arkitekturës në Maqedoni. Sipas profesoreshës Arlinda Osmani, janë përfshirë nxënësit e viteve të para, dytë dhe të tretë në drejtimet arkitekturë dhe dizajn.

“Teknikat që janë përdor, d.m.th kanë qenë të ndarë nxënësit, disa kanë punuar në auto cat, fotoshop ndërsa disa të tjerë kanë punuar edhe vizatime me dorë dhe ka pas një grup të nxënësve që kanë punuar edhe videon të po të njejtave objekte”, tha Arlinda Osmani, profesoreshë.

“Ka të bëj fjalë me disa objekte që janë ndërtuar pas vitit 63, pas tërmetit. Me eksperiencën time që kam këtu dhe kam filluar vitin e tretë në këtë shkollë kam kuptuar se është një zgjedhje shumë e mirë dhe ka profesorë që me të vërtet përkushtohen tek ne dhe na ndihmojnë të arrijmë qëllimin që e kemi”, u shpreh Jusra Ademi, nxënëse.

“Kemi punuar në grup për objektin “Opera dhe Baleti”, e kemi vizatuar me dorë dhe e kemi hijezuar. Për sa kohë e përfundove gjithë punimin? Një javë më ka zgjatur sepse kisha edhe angazhime tjera”, tha Ermira Lecaj, nxënëse.

Objektet të cilat u prezantuan përmes punimeve të nxënësve janë Qendra e telekomunikimit, Shkolla e mesme ” Nikolla Karev”, Konvikti i studentëve “Goce Dellçev”, Teatri kombëtar, Opera dhe Baleti, Univerziteti “Shën Kirili dhe Metodij, Qendra tregtare e Qytetit dhe Qendra e transportit.

Melihate Rustemi

LEXO EDHE:

Back to top button