Elgit Doda sjell një version akustik të “A e din, Ku je, TL”

Elgit Doda sjell një version akustik të “A e din, Ku je, TL”

“A e din”, “Ku je” dhe “TL” janë tri nga projektet e Elgit Dodës që i dhanë famë të madhe dhe e rikthyen në vëmendje të publikut.

Këto tri këngë që kanë histori dashurie dhe që përfshijnë emra të tjerë brenda, deri më tani kanë grumbulluar miliona klikime në YouTube.

Dhe pikërisht këto projekte janë sjell në një version tjetër – atë akustik nga vet artisti.

I njëjti ka bërë një interpretim të mahnitshëm të këtyre këngëve që besohet se do të pëlqehen akoma më shumë në këtë lloj versioni.

Foto: Screenshot/YouTube

Tani vlen të ceket se janë lansuar në të gjitha platformat digjitale, përveç kanalit YouTube.

Doda ndërkaq po vazhdon punën për prurje të reja muzikore, të cilat do të publikohen në vijim.

Ai së bashku me vëllezërit Veshaj, Romeon dhe Donaldin, janë të angazhuar edhe në mbrëmje e koncerte përreth trojeve shqiptare.

LEXO EDHE:

Back to top button