Të djegurat shoqërohen gjithnjë me dhimbje dhe lot, akulli nuk duhet t’i afrohet zonës së djegur të lëkurës

Të djegurat shoqërohen gjithnjë me dhimbje dhe lot, akulli nuk duhet t’i afrohet zonës së djegur të lëkurës

Kudo që të ndodhin, në kuzhinë, zyrë apo në plazh, të djegurat shoqërohen gjithnjë me dhimbje dhe lot. Në fakt, studimet tregojnë se të djegurat janë ndër pesë aksidentet më të rëndomta që ndodhin në kuzhinë.

Është pikërisht kjo e fundit që ofron edhe kurimin e të djegurave, gjithnjë në varësi të gradës së tyre. Një prej produkteve më të njohura kundër djegies që nuk mungon në asnjë kuzhinë është soda e bukës.

Të djegurat ndahen në tre kategori: djegie e gradës së parë, gradës së dytë dhe të tretë.

Djegiet e gradës së parë prekin kryesisht shtresën e jashtme të lëkurës. Këto djegie shoqërohen me dhimbje, skuqje dhe ënjtje.

Djegiet e gradës së dytë prekin shtresën e jashtme dhe atë poshtë saj.

Simptomat janë të njëjta me të gradës së parë por në këtë rast vërehen flluska.

(Foto: eMedicineHealth)

Djegiet e gradës së tretë prekin shtresa të thella të lëkurës dhe lënë vraga të thella në lëkurë.

Ndjeshmëria në këtë zonë të lëkurës shuhet me djegien.

Djegiet e fytyrës, duarve, këmbëve dhe organeve gjenitale mund të jenë shumë të forta dhe të shkaktojnë dëme të pakthyeshme.

 

LEXO EDHE:

Back to top button