Elizabeth nuk do të kthehet në pallatin mbretëror, ka marrë këtë vendim


Mbretëresha Elizabeth duket se nuk do të kthehet në pallatin mbretëror edhe për disa muaj, pasi aktualisht ajo është duke qëndruar në kështjellën e Balmoral së bashku me Princ Philip.

Sipas burimeve për ‘People’, Elizabeth nuk ka asnjë plan të kthehet në kështjellën Windsor për shkak të pandemisë ‘Covid 19’. Ajo do të vazhdojë t’i kryejë detyrat e saj nga vendi ku është vetizoluar dhe do të kthehet në pallat vetëm me përjashtimin e ndonjë rasti të jashtëzakonshëm, ku do i duhet t’i komunikojë vendime të rëndësishme qytetarëve të saj.

‘The Sunday Times’ ka raportuar se kjo është periudha më e gjatë që Elizabeth është larguar nga pallati mbretëror, që prej muajit mars kur nisi dhe vetizolimi.

 

LEXO EDHE:

Back to top button