Elon Musk ka ‘ndjenjë super të keqe’ për ekonominë, ja çfarë veprimi ka marrë

Elon Musk ka ‘ndjenjë super të keqe’ për ekonominë, ja çfarë veprimi ka marrë

Shefi ekzekutiv i Tesla-s, Elon Musk, ka një “ndjenjë super të keqe” për ekonominë dhe dëshiron të shkurtojë rreth 10% të vendeve të punës në prodhuesin e makinave elektrike.

Kështu, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ka thënë ai në një email drejtuar drejtuesve të enjten – letër e parë nga Reuters.

Siç bëhet e ditur, Tesla dhe filialet e saj punësuan rreth 100,000 njerëz deri në fund të vitit 2021.

Mesazhi erdhi dy ditë pasi njeriu më i pasur në botë u tha punonjësve të ktheheshin në vendin e punës ose të largoheshin nga kompania.

Paralajmërimi i rreptë i Musk për një recesion të mundshëm dhe efektin e dëmshëm për prodhuesit e automjeteve është parashikimi më i drejtpërdrejtë dhe i profilit të lartë i këtij lloji në industri.

Sidoqoftë, ndërsa shqetësimet për rrezikun e një recesioni janë rritur, kërkesa për makina Tesla dhe automjete të tjera elektrike ka mbetur e lartë, shkruan CNN.

Por Tesla ka pasur vështirësi në fillimin e prodhimit në fabrikën e saj në Shangai pasi bllokimet e shkaktuara për shkak të Covid-19 detyruan ndërprerje të kushtueshme në fabrikë.

Pikëpamja e zymtë e Musk u bën jehonë komenteve të fundit nga drejtuesit e kompanive gjigante, duke përfshirë CEO të JPMorgan Chase (JPM), Jamie Dimon dhe presidentin e Goldman Sachs (GS), John Waldron.

Një “uragan është pikërisht rrugës që vjen nga ne”, citohet të ketë thënë Dimon këtë javë.

LEXO EDHE:

Back to top button